Habit Olta Canka: “Kam qenë mashkull me lëkurë blu dhe princeshë Spanjolle në jetën e kaluar në tokë”

Historitë e komunikimit me shpirtra dhe engjëj kanë intriguar gjithmonë njerëzimin.

Olta Canka, një përkthyese dhe artiste, ka tërhequr vëmendjen e rrjetit me rrëfimin e saj të rrallë, ku tregon për jetë të kaluara në tokë.

Ajo ka surprizuar kur ka thënë se ka jetuar si një mashkull me lëkurë blu, një specie që për një koincidencë të mahnitshme ngjan me personazhet e famshëm të filmit “Avatar”, që janë banorë të një hëne ekstraplanetare.

Në një intervistë në emisionin “Jeta pa filtër” me psikologen Ervisa Lula në TV “News 24”, Canka rrit kuriozitetin duke treguar se në një jetë tjetër në tokë, ajo ka qenë një princeshë spanjolle, e cila përkon me Anën e Austrisë.

Thirrja dhe dëshira për të ndarë ndjenjat e saj me të tjerët ka të bëjë me motivimin e saj të brendshëm për të përmbushur misionin e caktuar nga ai që e quan Kryengjëlli, duke dëshmuar për ekzistencën e një parajsë dhe përmbushjen e tre kushteve për ta gëzuar atë.

Shqisat e saj perceptojnë entitete e komunikojë me shpirtra, jo me fjalë, por ndjesi, siç thotë vetë ajo. “Kam lindur me këto eksperienca, kam filluar të ndërgjegjësohem me kalimin e kohës. Kam vizione të jetëve të shkuara, shoh njerëz e situata të ndryshme.” -veçon Canka.

Opinioni i masës shpesh i paragjykon si trille të mendjes këto situata, por psikologjia e psikiatria sot i pranon si fenomene paranormale. Studiuesi, psikologu, Altin Bogdani thotë se fenomenet paranormale janë normale duke i argumentuar përmes valëve trunore dhe jonosferës ku zhvillohen imazhe që nuk perceptohen në një gjendje të zakonshme.

Ai vetë pranon se ka parë engjëj apo entitete të tjera duke thënë se këto raste duhet të trajtohen nga specialistë profesionistë e jo sharlatanë që përfitojnë para. Pjesë e panelit, psikiatrja Alma Hasalami deklaron qartë se paranormalja ekziston pavarësisht nëse kemi aftësi ta masim apo jo. “Ne i kemi shqisat të kufizuara brenda një bande të caktuar dhe përderisa nuk i perceptojmë, nuk mund t’i mohojmë. Ndoshta edhe psikiatria është e sëmurë, përderisa nuk pranon apo intrigon fenomenet paranormale.”-thekson psikiatrja Hasalami.

Ajo kërkon të theksojë mesazhin se këto raste nuk duhet të lihen në dorë të fallxhoreve. Ky episod u bë krejt i veçantë pasi një studente e psikologjisë, Drilona Shehaj Abazaj i nënshtrohet një terapie relaksi me një pajisje të posaçme, kur shkon thellë në kujtime duke zgjuar traumat e saj. Në videon e plotë në You Tube të “News 24 Albania”, në episodin e ri të “Jeta pa filtër” subjekti tenton të shkojë tek thelbi përmes detajeve konkrete.