Habit Rudina: “I fus duart burrit rrugëve të Caprit dhe i tregoj çdo pjeshkë që kalon rrugëve”

Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj feston sot ditëlindjen. Bashkëshorti i saj, Mark Frroku e ka surprizuar me një udhëtim në Capri të Italisë.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale foto dhe video nga kjo ditë speciale, me njërën prej të cilave i ka bërë të gjithë për të qeshur. Rudina shprehet se Marku është në udhëtim me gruan, shokun dhe dashnoren dhe të tre këto personazhe janë ajo vetë.

“Ju falenderoj pa masë për urimet. Ju puth nga Capri, ju falenderon edhe Marku, i cili në këtë udhëtim nuk është vetëm me gruan, por edhe me një shokun e vet, edhe me dashnoren e tij. Në këtë rast gruaja jam unë që i them mos pi, shoku jam unë që i tregoj çdo pjeshkë të bukur që kalon në ishull, gjithashtu dashnorja jam unë se i fus duart rrugëve të Caprit”, thotë Rudina në video.

Leave a Comment