Sazan Guri flet për përvojat e tij në komunikim me kafshët.
Ai tregon se kishte arritur të komunikonte me qentë, por nuk kishte provuar komunikimin me kuajt. Sazani kuptoi se me kuajt nuk duhej të komunikonte me të gjithë kuajt, por me njërin prej tyre, dhe tufa e kuajve ndjente dhe kuptonte këtë komunikim, duke reaguar me dashuri dhe miratim në heshtje.
Ai tregon për një përvojë të përkëdheljes me kuajt, duke iu referuar një metafore të peshkatarit që zbërthen ndjenjat pozitive dhe largon energjinë negative nga trupi dhe mendja.
Ai i bën thirrje lexuesve të vizitojnë Alpet e Lenies në Gramsh, të quajtura Valamare, dhe të ndjejnë bukuritë dhe kodrat e kësaj zone të Shqipërisë, për të kuptuar thellësinë dhe vlerën e këtij vendi.
Statusi i plotë i Sazan Gurit
Kisha arritur të komunikoja me kafshët e shtëpisë si qeni, por se kisha provuar komunikimin me kuajt! Se qentë nuk rrinë tufa, por me kuajt kuptova që mjafton të rregullohesha me njërin nga ata dhe e gjithë tufa e ndjente komunikimin, e pohonin e miratonin në heshtje bashkëbisedimin! Perlë! Një orë përkëdhelje me secilin prej tyre tamam si peshkatari kur ze peshkun duke te ngarkuar me një rrymë elektrike pozitive nëpërmjet dorës përkëdhelëse deri ke zemra dhe duke të hequr mbetjet e energjisë e fushës elektromagnetike negative të trupit dhe të mendjes të ngarkuar nga politika, jeta urbane, trapet pa fund në qytet! Perla e dytë! Ai laroshi kur ikëm filloj të hungërinte dhe sytë i shkëlqyen nga dy pika loti, tani ma shpjegoni ju këtë… A janë instikte? A është ndjenjë? A është ndërgjegje? A dhimbje? A dashuri? Ndaj Ju ftoj në Alpet e Lenies në Gramsh e quajtur Valamare, valë valë kodrash të mira; ky është Gramshi, kjo është Lenia, kjo është Grabova! Ky është Montblanc i Shqipërisë, që shqiptarët nuk din ç’kanë!