Habit Sazan Guri: “Norvegjezët janë trapa por janë të zhvilluar se nuk i vjedh ai që është në krye”

Nga: Sazan Guri

Djali që më studion jashtë (kujdes, nuk i ka marr sikur një grosh babait, sepse krahas studimit si student punonte tre muaj e verës, ndërsa për doktoraturë tashmë jep edhe mësim, dhe gjithë kohën ka punuar të premte – të dielë si kamarrier), më thot se këta norvegjezët janë pak si trapër…po si janë të zhvilluar i kthehem unë?

Sepse ai që është në pushtet di shumë dhe nuk nuk e ka konceptin e vjedhjes! Me keto dy cilësi ata ndihmojnë dhe i luten shtetasve të vet se merr kaq e aq dhe hap apo bëj një punë që ka pa fund. Po ky parim funksionon edhe në Zvicër, Suedi, Finlandë, Gjermani, Danimarkë, etj….

Ndaj dhe dua të jem një Kryetar Bashkie, ku të vërtetojë se mund të bëhen gjera të mëdha e të mira, thjesht:

  1. duke ditur, sepse i dituri mbledh njerëz të ditur dhe di të kërkojë e të zhbirrojë me anë të diturisë punëra të reja;
  2. dhe duke mos vënë dorë në lekë publik apo në djersën e qytetarëve që mund të kthehen në mirëqenie publike dhe qytetare.

ps.
E tregova episodin e djalit per studentet shqiptare ne pergjithesi dhe punonjesit e mi ne vecanti qe s’me erdhen ne panair dhe e duan te shtune te dielen rehat – a muco e pi muco