Nga: Sazan Guri
SHTATË GJERA QË NUK HONEPSEN NË NJË PALESTËR
- Kur bën ushtrimin e sportit në një vegël të caktuar me ‘’oi’’, me ‘’gulçime’’, pra rastet kur të marrin energji, jo të të japin;
- Kur mbas dushit i than flokët me tharëse, sidomos kur e mban atë afër kokës, duke i dhënë trupit dhe kokës sidomos, një fushë elektromanjetike (FEM) shumë të dëmshme dhe me shumë gjasa shtysë për tumore, në një kohë që mund të mos e përdorësh fare, të qofsha falë o peshqir që e fërkon fort dhe çon gjak në tru, ose po e përdore se ashtu je mësuar, mbahe larg 30cm, ku FEM zvogëlohet 100 herë, dhe/ose një metër, ku ajo bëhet zero.
- Kur mbas dushit përsëri përdoren deodorantet, kremrat, etj., që janë me bazë kimike dhe trupi i hapur totalisht nga nxehtësia me tre milion poret e veta i thith elementët e rrezikshëm kimik të tyre dhe i fut drejt e në gjak;
- Kur je në sauna ose në dhomën e hanëmit me temperaturë mbi 70 gradë dhe ti bën që të lahesh me ujë të ftohtë se gjoja forcohet trupi, kur trupi i njeriut, më saktë zemra e tij duron si qenie e gjallë plus-minus 3 gradë. E imagjinon dot se ç’ndodh kur ti i vë trupit tënd apo zemrës tënde një diferencë temperature trupi me mbi 50 gradë?! Tmerr, kuptoheni vetë!
- Kur je duke bërë stërvitje dhe mban telefonin me vete, ose flet me të tjerët, ose nuk heq dot dorë nga varësia me të, ku palestra mund të jetë mundësia më e mirë që të pushosh për pakëz kohë nga shejtani telefon. Shkurt, truri dhe trupi nuk gjen qetësi, gjithmonë në lëvizje, tmerr përsëri?!
- Kur je duke bërë stërvitje dhe mban shishen e ujit me vete dhe e kthen atë me disa gllënka pas çdo ushtrimi, në një kohë që trupi ka me litra rezerva uji e lëngje brenda vetes, dhe njeriu me temperaturën dhe energjinë që merr nga ushtrimet ka rastin të tresë helmet e një ushqyerje të mëparshme, dhe jo t’i shtosh helme të tjerë, plus që enegjia e trupit ka diferencë temperature nga ushtrimet me atë që fut në trup.
- Pa lë kur je në dhomën më të qetë të relaksit, ku dëgjohen gurgullimat e ujit, si dhe një sfond me muzikë si një simfoni natyre, me ca cicërima zogjësh, sikur je në pyll, dhe ti në vend se të hysh në këtë botë vazhdon me telefonin ndër duar e me biseda me të tjerë, tmerr më vete.
Dhe e teta ‘’ottava’’
Kur lahesh në pishinë për një kohë të gjatë, pa ditur rrezikun e klorit të hedhur në ujë, ku sa më shumë të rrish aq më shumë klor i fut trupit me anë të poreve të hapura, dhe kjo kuptohet që papirë ujë ti urinon sikur e ke pirë me litra atë.