Elefantët bashkëpunojnë për të zgjidhur probleme. Shimpazet i mësojnë të rinjve të tyre si të përdorin mjetet. Madje, oktapodët e detit, duket se kanë ndërgjegje dhe aftësi të planifikojnë. Pra, a duhet të habitemi ne njerëzit që “ndërgjegja” mbase nuk ekziston vetëm në ne?
Kjo gjendje privilegjuese e vetëdijes subjektive në fakt tejkalon shumë Homo sapiens, sipas Deklaratës së re Kembrixh mbi ndërgjegjen, e cila u nënshkrua muajin e kaluar nga një grup neuroshkencëtarësh kognitive, neuroshkencëtarësh kompjuterikë, neuroanatomistësh, neurofarmakologësh, neurofiziologësh që morën pjesë në Konferencën Kujtimore të Francis Crick mbi ndërgjegjen në Universitetin Kembrixh në Mbretërinë e Bashkuar.
” Njerëzit nuk janë unikë në posedimin e substratave neurologjike që gjenerojnë ndërgjegje,” shkruanin shkencëtarët. “Të gjitha kafshët dhe zogjtë, dhe shumë krijesa të tjera, përfshirë oktapodët, gjithashtu posedojnë këto substrate neurologjike.”
Kërkime të tjera kanë dokumentuar orientimin hapësinor dhe kujtesën sofistikuar të oktapodëve
Të dhënat nga hulumtuesit, si Jennifer Mather, përshkruajnë se si kanë parë oktapodë duke marrë gurë për të ngushtuar hyrjen drejt vendbanimit të tyre. Dhe eksperimentet laboratorike tregojnë ndryshim të qartë në sjellje kur oktapodët mbahen në akuariume që nuk ofrojnë objekte të mjaftueshme stimuluese për t’i mbajtur të motivuar. Ata tërhiqen dhe fillojne të mos reagojnë më. Duken thuajse të mërzitur
Çfarë i pengonte shkencëtarët të pranojnë ekzistencën e ndërgjegjes jashtë pemës tonë gjenetike? Anatomia e thjeshtë e trurit. Modelet më të vjetra të aktivitetit truror vendosnin përvoja komplekse dhe ndërgjegjësim të vetëdijshëm – si menduar mbi një këngë ose kujtimet për një pjatë kek – në korteksin tonë të zhvilluar mirë.
Por, siç vërejtën autorët e deklaratës së re, shumë rrjete nervore të përfshira në “vëmendje, gjumë dhe marrje vendimesh duket se kanë lindur në evolucion që në shpërndarjen e kafshëve, duke u vërejtur te insektet dhe moluskat çefalopode (p.sh. Oktapodët).”
Madje, emocionet (ose, sipas deklaratës, “substratet e tyre nervore”) nuk varen nga një kafshë që ka struktura specifike të trurit, si korteksi ynë, në fund të fundit. Në fakt, shumë zona nervore të tjera aktivizohen kur ne përjetojmë emocione dhe “janë po aq kritikisht të rëndësishme për prodhimin e sjelljeve emocionale te kafshët,” thanë shkencëtarët.
Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që ju mund të keni njëoktapod të pikëlluar ose një sepje të kënaqur në duar. Por ky kuptim i ri dhe i formalizuar i ndërgjegjësisë sugjeron se oktapodi ka përdorur trurin e tij të ndryshëm, për të zhvilluar ndonjë ndjenjë subjektive.
“Për të kuptuar se si materia e organizuar e trurit krijon imazhe dhe tinguj, dëshirë dhe urrejtje, kujtime, ëndrra dhe plane, mbetet e paqartë,” shkroi Christof Koch, drejtor i shkencës te Instituti Allen për Shkencën e Trurit, dhe bashkë-prezantues i deklaratës së re. Koch vuri në dukje, organizmat e tjerë, si zogjtë që na detyrojnë të ri-shqyrtojmë komponentët tjerë nervore të ndërgjegjes. “