Habit Taulant Balla: “qëllova në një ashensor bashkë me Berishën”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dhënë komentet e tij për videon e publikuar në mediat, ku thuhet se ka qëndruar në takim me Lulzim Bashën në një pallat.

Në një deklaratë për gazetarët, Balla theksoi se ai nuk ka takuar asnjëherë Lulzim Bashën. Ai shtoi se ka rastisur me Sali Berishën në një ashensor, por kjo nuk do të thotë se ata kanë pasur një takim mes tyre.

“Nuk e kam takuar Lulzim Bashën, unë kam qenë dhe në një ashensor dhe me Berishën. I bie që e kam takuar dhe Berishën? Jo nuk e kam takuar as atë”- tha ai.