Habit të gjithë plazhin! Pushuesi në Drimadhë futet në det me kolltukun e tij mbas djegies së shezlongjeve.

Emigranti nga Greqia Arif. K habiti sot te gjithe plazhin e Drimadhes, mbasi mori kolltukun e tij te dhomes dhe u zhyt ne det.

Kuriozitetit te mediave lokale per kete veprim te cuditshem qe beri, ai ju pergjigj duke thene se:

E degjoni ju se c’behet apo jo? Po digjen shezlongjet gjithandej. Po behet nami. Keshtu sic e kane nisur keta i bie qe ti bejme pushimet ne kembe. Te flejme gjume ne kembe si kali se skemi shezlongje. Prandaj dhe une e kam gjetur zgjidhjen. Do mbaj kolltukun e dhomes edhe ne det edhe ne rere. Une skam siguri tek shezlonget. Sot e ke, neser se gjen me aty. Plus qe them me vete ku paskam qene. Paskam humbur kot duke u derrmuar ne shezlong. Me kolltuk jam komod. Jam si pasha. E shijoj plazhin ne komoditet.

Arifi

Ideja e Arifit ka filluar te zbatohet edhe nga qytetaret e tjere te pranishem. Dikush ka vendosur divanin buze detit, dikush krevatin dopio dhe dikush kolltuqet por ama asnje nga plazhistet nuk shtrihet me ne shezlongjet e tmerrshme.

Satirë/Humor ShtypKëtu.com © 2021. Ndalohet kopjimi këtij materiali.

Leave a Comment