Hermes i “Përgjithmonë Xhulia” ka probleme me paratë: “Nuk më del pensioni. Ju lutem me ndihmoni duke”

Aktori i njohur ka rrëfyer se nga ana ekonomike nuk eshte aspak mirë. Për t’i garantuar vetes jetesën, ai ka nje kerkese.

Fabio Testi u be i njohur duke filluar nga vitet ’70 me rolet e tij të para në filma si “Kopshti i Finzi-Continis” i Vittorio De Sica-s, fitues i Oskarit dhe ne Shqiperi u be mjaft i njohur me filmin Pergjithmone Xhulia

Fabio Testi është një nga aktorët më të famshëm dhe më të dashur në kinematografinë italiane. Prej disa vitesh, pas një karriere të nderuar, aktori duket se ka braktisur përfundimisht aktrimin.

Sipas asaj që ai tha në një intervistë të fundit, aktori nuk eshte aq mirë nga pikëpamja ekonomike.

Deri në atë pikë sa ka bere nje deklarate absolutisht të papritur. Është një thirrje surprizë drejtuar moderatorit të njohur te Big Brother Vip Alfonso Signorini.

Apeli i dëshpëruar

Fatkeqësisht, për të ditët e arta kane përfunduar prej kohësh dhe tani ai ka ngelur duke jetuar me një pension mjaft modest prej vetëm 1100 eurosh, sa per tu ushqyer vetem me bukën e gojës. Ai i ka kerkuar drejtuesit te Big Brother Vip qe ta riktheje perseri ne shtepine e famshme. Kjo vjen per shkak te pageses qe vipat marrin per cdo dite qe qendrojne ne shtepine me te famshme ne Itali

Në një intervistë të fundit për La Nuova Sardegna, aktori ka shprehur këtë dëshirë, duke kujtuar me kënaqësi përvojën e tij të kaluar:

“Ishte një eksperiencë argëtuese. Do të isha gati të marr pjesë përsëri. Të jesh në kontakt me njerëzit 24/7 është e mrekullueshme. Ne harrojmë menjëherë kamerat dhe shfaqet realiteti dhe si rrjedhim kush është personi ne te vertete. Jam i lumtur të tregoj veten ashtu siç jam”. Me siguri, të paktën për momentin, do të jetë një kërkesë e vështirë për t’u plotësuar pasi Big brother Vip sapo ka rihapur dyert dhe sigurisht është i kompletuar me konkurrentet e ketij viti.