I gjuajti me grush’t Berishës. Prokuroria: “Të dërgohet në spital psikiatrik”

Ekspertët në fushën e mjekësisë ligjore kanë përfunduar procesin e ekspertizës për Gerti Shehun, një i ri që goditi Sali Berishën gjatë protestës së datës 6 dhjetor 2022.

Gazetarja Klodiana Lala njofton se sipas ekspertëve, Shehu vuan nga papërgjegjshmëria mendore.

Prandaj, prokuroria ka drejtuar rastin në gjykatë dhe ka kërkuar që të dërgohet në një spital psikiatrik për trajtim të mëtejshëm.

Është e rëndësishme të theksojmë se ai është akuzuar për dy vepra, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje të lehtë me dashje.