I vdiq e dashura. E nxorri nga varri, ja lidhi kockat me tela dhe i vuri sy fallco

Më 22 prill 1930, një grua e re e bukur, e cila kishte infeksion në gjoks, u soll për një radiografi të gjoksit në Spitalin Marine në Key West, Florida, ku Tanzler punonte si radiograf. Pas ekzaminimit, gjetjet me rreze x treguan se Maria Elena kishte tuberkuloz.

Pavarësisht se nuk ishte mjeke, Tanzler i ofroi ta trajtonte, kjo ishte një kohë kur tuberkulozi ishte një infeksion vdekjeprurës. Ai e mbuloi ate femer me dhurata dhe i tha se ishte i dashuruar me të.

Më 25 tetor 1931, Elena iu nënshtrua sëmundjes dhe vdiq. Me zemer te thyer Tanzler pagoi për funeralin dhe me pëlqimin e anëtarëve të familjes së saj ai ndërtoi një mauzoleum mbi tokë për të, të cilin e vizitonte çdo natë.

Dy vjet më vonë, në 1933, ai gërmoi kufomën dhe e mori per ta mbajtur në dhomën e tij. Ai i lidhi kockat e saj me tela, i vendosi sy artificialë, e mbushi zgavrën e barkut te saj me materiale veshjesh, e maskoi erën e ndyre me parfume dhe më pas jetoi me trupin e saj për shtatë vjet.

Kur motra e Elenës u përball me Tanzlerin në shtëpinë e tij në lidhje me një thashethem që dëgjoi, ajo u shtang kur e kapi atë duke kërcyer me trupin e motrës së saj para një pasqyre.

I ndarë nga dashuria e tij, Tanzler ndërtoi një skulpturë të Elenës me përmasa njerëzore dhe jetoi me të deri në vdekjen e tij në moshën 75-vjeçare më 3 korrik 1952. Trupi i tij u zbulua në dyshemenë e shtëpisë së tij tre javë më pas.

Leave a Comment