Një grua 37-vjeçare është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi u kap duke tentuar të djegë një farmaci në rrugën “Luigj Gurakuqi”.
Ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë, dhe në video shihet gruaja, me inicialet M.K., duke hedhur lëndë djegëse në objektin e farmacisë. Pas arrestimit, ajo deklaroi se kishte kryer këtë veprim pasi kishte probleme shëndetësore nga ilaçet që kishte blerë në farmaci.
Në rastin e saj, u gjet një bidon me lëndë djegëse dhe një celular, që u sekuestruan si provë materiale.
Këto materiale u dërguan në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë për hetim e procesim të mëtejshëm.