Ilir Meta: “E dini ju si dridhej dhe qante në Gjermani Luli apo jo? Mu lut që…”

Të ashpra kanë qenë sulmet që Presidenti Meta i ka bërë ditën e sotme nga Presidenca kreut të opozitës, Lulzim Basha, për të cilin tha se qante e përgjërohej në Gjermani që të anuloheshin zgjedhejt e 30 qershorit 2019.

Në një konferencë të jashtëzakonshme mbajtur ditën e sotme, Meta rikujtoi nje takim që pati në Gjëermani me Lulzim Bashën para protestës së 8 qershorit, ku pritej të kishte dhunë nga populli drejt institucioneve.

Meta tregoi se Basha ishte thirrur në Gjermani për t’i thënë që nëse do të ketë probleme në protestë, atëherë ata nuk do të kishin punë më me të.

Fjala e Metes

A e di se përse erdhi e m’u lut në Gjermani? Sepse e kishin thirrur atje, se dilnin lajmet këtu me dhunë dhe gaz lotsjellës. Do bëhej hataja më 8 qershor, sepse do të thirrej populli dhe ai ia la atyre përgjegjësinë. Atje e kishin thirrur, për t’i thënë që djale i dashur nëse do të ketë problemin më të vogël të shtunën nuk do të kemi më punë me ty. Ai ka thënë që më kanë thënë gjermanët mos u regjistro për zgjedhje.

Kështu i kanë thënë ata, prandaj dridhej e qante ky, e ata që takoi ai një pjesë takova dhe unë, m’u lutën, zoti President më tha çfarë do të bëjmë ne që të mos shohim më dhunë nëpër televizione që të mos ndodhë ndonjë hata ditën e shtunë, e që të bëhen zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse. Prandaj më thanë shikoje cështjen e Kushtetutës, në mënyrë që të jepet mundësia që edhe opozita të regjistrohet në zgjedhje. Pasi kam bërë këtë akt për vendin tim, keni deklaratë të njeriut kryesor të Bundestagut, që merret me këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës që partitë të respektojnë vendimin e Presidentit.

Kjo është e vërteta dhe unë pavarësisht se çfarë thotë zotëria sot, unë s’jam penduar për atë që kam bërë. Natyrisht do e bëja në kushte të tjera, rrethana të cilat i kam sqaruar dhe që janë diskutuar edhe 100 herë më pare.<

Leave a Comment