Infermieri shan popullin Shqiptar: “O parazitë mos na bëni moral. Vetë na prishët me para. Çatë astarët e xhepave”

Arrestimi i dy mjekëve të Spitalit të Traumës disa ditë më parë pasi dyshohet se morën ryshfet nga babai i Elmilind Dylit, që mbeti i plagosur në masak’ren e Velipojës, bëri që sindikata e mjekëve të dalë në protestë për të kërkuar lirimin nga burgu të kolegëve të tyre.

Mediat shqiptare “bombarduan” rrjetin duke postuar lajme në lidhje me protestën në fjalë, pra duke kryer normalisht punën e tyre.

Por, siç duket raportimi i drejtë dhe i paanshëm gazetarëve nuk i ka pëlqyer infermierit Kleanti i cili ka reaguar në një postim të një gazetari duke komentuar me një fjalor aspak të hijshëm që i takon një punonjës të bluzave të bardha.

“Mundohuni të gëzoheni edhe për 2 muaj se shtatori është afër kur t’ju kyçim prapë dhe s’do bëni asgjë si dele të urta që jeni.”-ka shkruar Kleanti, me profesion infermier. Ndër të tjera, ai ka theksuar se kur Shqipërinë ta “mbërthejë” vatianti Ri i ko’rones, njerëzit do të “nxjerrin të zitë e ullirit” sipas tij.

Ja postimi i plote i infermierit

Kujdes si flisni per bluzat e
bardha ne te shumtën e rasteve shpetojne
dhe kurrojne njerez, ndërsa ju parazitet
mjafton ju duam qe te na Beni reklame
morali, se per njerezillek nuk jeni dhe
si duheni hic shoqerise. Mundohuni te
gezoheni edhe per 2 muaj se shtatori Eshte
afer kur t’ju kycim prape cose
Dhe cesht e forta s’do Beni asgje si dele te
urta qe jeni Hahhaha. Ne vend te
na ndihmoni ne Cani dhe astaret se dheni
para se vet na i fusni ne xhepat aman se
kshu zgjidhet halli, vet na prishet me para
kshu shikoni gabimin tek vetja juaj dhe jo te
bluzat tona se ne prape sherbimin njersoj
do jua japim . Mirepo me ket delten keni
per te nxjerre te Zite e ullirit se te them te
drejtën punuam ne masa jashtezakonisht
shume stresuese dhe s’na thatë as flm sju
mora as para se i rrinim njerëzve me covid
tek koka duke gezuar vetem nje rroge te
shkrete duke rrezikuar veten dhe familjarët
Tane dhe prape na Shate te thuash ju Bete
punen , po te jeni kaq trima ju qe vetem
llapni neper Instagrame hajde zini njerr me
dore nje pacient me covid, apo sa te hyni ne
deren e spitalit t’ju shpeton menderr shurra
vetem sa degjoni se njeri Eshte me covid
ju trimat e xhajahos hajdeni provojeni njer
si Eshte te punoni jasht orarit te shikoni si
vdisni njerr nga frika mos infektoheni. E
pastaj Beni Ironi me bluzat e bardha pastaj.
Se kemi per t’ju ndërruar tani ne shtator
mos u merakosni

Kleanti

Leave a Comment