Ish banorja Big Brotherit kërcen në kishë dhe zihet me komentuesit: “Jezusi u martua me një pros’titutë”

Një video e fundit e aktores Arjola Demiri ka shkaktuar një irritim të madh tek ndjekësit e saj.

Në video, aktorja shfaqet në një kishë, e veshur me një fustan të zi, duke kërcyer me levizje provokuese në ritmet e këngës “Nasty” të Dafina Zeqirit.

Komentuesit nuk kanë pranuar fare këtë veprim të aktorjes dhe kanë shprehur pakënaqësinë e tyre.

“Kisha është shtëpia e Zotit. Ka norma dhe etikë në sjellje dhe veshje. Çfarë ka dashur të shprehi me këtë skenë”, shkruan një prej dhjetra kritikuesëve të aktores në këtë video.

“Kërcejnë në varreza, kërcejnë në kisha. Kështu është kur ta jep fama në kokë. Pak përulësi nuk i bën dëm askujt”, shkruan dikush tjetër që krahason videon me skandalin e motrave Pojani që kërcenin në varreza pak muaj më parë.

Shiko videon më poshtë