Ishte shtatzënë me binjakë. Aktorja jep lajmin e trishtë: “I humba të dy fëmijët. Jam shumë keq”

Aktorja e njohur Delinda Disha pak javë më parë dha lajmin se së shpejti do të bëhej nënë për herë të dytë, e dy binjakëve.

Mesa duket gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet, dhe sot aktorja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një lajm shumë të trishtueshëm.

“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura por edhe ato të vështira. Të dy bebushat i humba. Dy binjakët që i doja kaq shumë. Janë atje lart si dy engjëj ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot. Jam mirë por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, ka njoftuar aktorja.

Kujtojmë që kjo ishte shtatzënia e dytë për aktoren e njohur, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një djali 5-vjeçar, Desantini.

Leave a Comment