Rudina Hajdari u takua dje disa caste me aktorin me te njohur ne bote dhe ish guvernatorin e Kalifornise Arnold Schwarzenegger.

Nder te tjera, Rudina i foli aktorit te madh per politiken Shqiptare dhe i tregoi se cfare i kane bere politikanet ketij populli.
Mesohet se Arnoldi u revoltua nga fjalet qe degjoi dhe tha:
Me ato gjera qe me the ti per politiken Shqiptare, nese une do isha Shqiptar, do isha ngritur qe para 30 vjetesh dhe do ti kapja prej veshi te gjithe ata qe ju i quani burra shteti.

Do i nxirrja te gjithe prej zhelesh jashte nga Shqiperia dhe do i degdisja diku nga Somalia. Gjithsesi po mendoj qe te sjell ne Shqiperi nja 10 cope prototipa robote Terminator te serise T-1000.

Jam i sigurte qe mbarojne pune me politikanet Shqiptare brenda 10 minutash. Biles mendoj qe ne Shqiperi te vendosim nje terminator president, nje terminator kryeminister nje terminator kryetar opozite dhe punet do ju ecin shume me mire. Kryetar te terminatoreve do emeroj Spartak Ngjelen.
Satirë/Humor ShtypKëtu.com © 2021. Ndalohet kopjimi këtij materiali.