Një markë japoneze do të nxjerrë në treg gjatë muajit shkurt reçipeta dhe këmisha nate me lule e ngjyra femrash, por që janë të ideuara për meshkujt.
Të brendshmet, që janë të ngjashme 100% me ato të femrave, janë prodhuar duke marrë parasysh përmasat mashkullore.
Marka bën të ditur se kjo ide ka lindur në mënyrë që edhe meshkujt të ndjejnë “butësinë dhe luksin që provojnë çdo ditë femrat”.
Masayuki Tsuchiya, zëdhënësi i kompanisë, i cili vesh edhe vetë të brendshme të tilla, tha për Reuters: “Më pëlqen shumë ndjenja që të japin.”
Drejtoresha ekzekutive Akiko Okunomiya tha se është e habitur me kërkesat e shumta që vijnë nga meshkujt për këto të brendshme: “Kur kemi nxjerrë në treg për herë të parë reçipeta për meshkuj në vitin 2008, shumë burra na kanë thënë që kishin kohë që po e prisnin këtë gjë.”