Një llogari në Instagram me emrin e Jurgena Tushës, vajzës që ka qenë menaxhere e Luizit në rrjetet sociale gjatë qëndrimit të tij në Big Brother, ka shkaktuar trazira në rrjet.
Në profilin e Tushës janë postuar disa foto gjatë ditëve të kaluara që kanë nxitur dyshime rreth marrëdhënieve midis Kiarës dhe Luizit.

Fillimisht, është postuar një foto e këmbëve të saj dhe Luizit, ku sipas faqes së Tushës po bëhen thashetheme.
Pastaj, Tusha ka postuar një foto nga Gjakova, ku këngëtari ka qenë i ftuar për koncert. Në koncertin e parë të Luizit në Kosovë, Kiara nuk ishte pranë ose së paku nuk u shfaq në rrjetet sociale.
