Kastriot Dervishi publikon foton: “Si gatuanin Shqiptarët në b’anjo aty ku kryenin nevojat personale”

Kastriot Dervishi flet për mënyrën si shqiptarët përdornin vajgurin gjatë diktaturës komuniste.

Gjatë kohës së diktaturës, shqiptarët kishin vajgurin e tyre të racionuar dhe përdornin radhën e vajgurit për të gatuar ushqimet e tyre – shkruan Dervishi

Edhe pse ishte vështirë të gjendet vajguri, shqiptarët krijuan bidona të ndryshëm për të mbajtur vajgurin. Kjo ishte një formë e rezistencës ndaj kushteve të vështira ekonomike.

Statusi i plotë

Radha orbitale e vajgurit

Gjatë diktaturës komuniste shqiptarët gatuanin me vajgur. Vendi i gatimit ishte në banjë (wc). Si në asnjë kohë tjetër, as në pushtimet më barbare, shqiptari nuk pati gatuar gjellën modeste të sajuar me produkte tollonash në vendin ku kryente nevojat personale. Mirëpo edhe vajguri ishte bela për t’i gjetur. Partia edhe këtë e kishte racionuar me tollona. Shqiptari kishte sajuar lloj-lloj modelesh bidonash. Radhat e vajgurit i ngjanin një gjarpri të madh që nuk i shihej koka dhe fundi. Bllokadave imagjinare kapitalisto-revizioniste, përkthyer me nivel të ulët ekonomik, shqiptari i përgjigjej me durimin i madh në radhën e vajgurit. Fitorjet nuk mungonin gjithsesi.