Kastriot Myftaraj: “Plasari është agjent-provokator. Fevziu çirak i tij. Rama i është futur punës si Turku sumës për”

Nga: Kastriot Myftaraj

Aurel Plasari së fundmi bëri lajm me një intervistë te emisioni i Fevziut sepse i kërkoi Lulzim Bashës ta mbyllë dyqanin, domethënë të shkrijë PD-në.

Më saktë është të thuhet se sipas skenarit të parapërgatitur mediat pranë Ramës i përhapën fjalët e Plasarit si lajm të madh. Nuk është rastësi që intervista u shfaq pak ditë para Kuvendit të PD-së.

Plasari edhe një herë tregoi se është i specializuar si agjent-provokator i vjetër, që kombinohet me Fevziun si ustain me çirakun. Ku ka ndodhur që një nëpunës shtetëror siç është Plasari të kërkojë shkrirjen e një partie opozitare?!

Plasari praktikisht na tha se duhet të mbetet hapur vetëm dyqani i Ramës. Vetëm nga mendja e një çiraku të vjetër të zyrave të fshehta të regjimit komunist mund të dalë ideja se një parti opozitare duhet të shkrihet kur nuk fiton dot zgjedhjet.


Çfarë duhet të ndodhë, sipas logjikës së Plasarit me PS-në, një parti e cila ka ndryshuar tre herë emrin që nga viti 1941 kur është krijuar dhe dështoi të ndërtojë komunizmin, kreu i së cilës tani shan Bashkimin Europian me një fjalor që kapërcen atë që përdori Haxhi Qamili dikur kundër Europës?


Nëse Plasari nuk e ka thënë atë idenë e mbylljes së dyqanit nga Basha si zëdhënës i Ramës, ai duhet të kishte reaguar shumë ashpër ndaj sharjes që Edi Rama i bëri Europës dy ditë pasi u shfaq intervista e Plasarit.
Haxhi Qamili, 107 vjet më parë e tha më butë se Edi Rama. Haxhi Baba dikur tha “S’ pj… dh për Europën!”.
Në 2021 Edi Rama i tha Europës në anglisht: “Shko q… hu!”


Mediat shqiptare, edhe ato pranë opozitës e përkthyen në mënyrë zbutëse si “Vafsh në djall!”, gjë që është shumë domethënëse. Asnjë media në botë nuk do të nguronte që t’ i përcillte publikut fjalët e thëna publikisht nga kryeministri, ashtu siç ishin thënë.


Konteksti në të cilin e tha Edi Rama ishte haxhiqamilist sepse ai e lidhi hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian me atë të Turqisë.
Përfytyroni se çfarë do të kishte ndodhur nëse sharjen që tha Rama ndaj Bashkimit Europian ta kishin thënë Sali Berisha kur ishte kryeministër, ose Ilir Meta sot. Do të ngrihej një stuhi e tërë kundër tyre nga media, e ashtuquajtura shoqëri civile e përbërë nga sorosianë të paguar pro Ramës, deri edhe nga diplomatë të huaj në shërbim të Ramës.


Të gjithë këta heshtën tani. Heshti edhe kampioni i vetëshpallur i intelektual i europianizmit shqiptar, Aurel Plasari, më i keqpërdoruri nga të gjithë prej Edi Ramës. Them kështu sepse Plasari e kishte përgatitur hollë skenarin në intervistën me Fevziun, që mesazhin kryesor që duhet ta jepte me porosi ta lëshonte si kalimthi. Më gjerësisht foli për kërkimet e tij për historinë e europianizmit shqiptar. Na tha se ka një plan të shkruajë një libër me titull “Venat e prera të Shqipërisë Europiane”, për dy shekujt e parë pas pushtimit Osman. Duke pasur parasysh që Plasari është autor i librave “Europa nga rrënjët” dhe atij për Vijën e Teodosit me këtë libër të pritshëm përmbyllet cikli i tij për europianizmin shqiptar. Prandaj askush si Plasari nuk kishte detyrim që të reagonte ndaj sharjes që kryeministri Rama i bëri BE-së.

A nuk duhet që tani Plasari t’ i kishte thënë Ramës: “Më mirë mbylle dyqanin, domethënë qeverinë tënde dhe shko qi… u ti, me Erdoganin!”
Plasari heshti sepse ai në dyqanin e tij ofron mall me çmim të lartë dhe nuk e paguan kush t’ i thotë të vërteta të papëlqyeshme kreut të regjimit. Një gjë kam kureshtje të di, a e paguan drejtpërdrejt Edi Rama Plasarin apo ia ka lënë në ngarkim mikut të Plasarit Kadri tankistit në saletin e restorantit të të cilit Plasari darkon me meze e raki, apo verë sipas rastit (ai pa pagesë), me rrethin e tij të dëgjuesve të cilët i përdor si auditor për zhvillimin e ideve të tij. Kështu i vajti jeta Aurelit, Kadri forever, po të përdor një fjalë të Edi Ramws, nga Kadriu i dikurshëm, shefi i sekreteve, te Kadriu i sotëm.


Fjalë si ato për mbylljen e dyqanit të Bashës, Plasari nuk i shet lirë. Ai kërkon diçka të madhe si shpërblim nga Rama për to. Rama ka një problem të madh. Atij i duhet një njeri në Vatikan si përfaqësues i tij që të thotë atje vazhdimisht se Rama është i detyruar që të afrohet me Erdoganin për shkak të refuzimit nga Europa. Pra Ramës i duhet një ambasador si Plasari me emrin e një europianisti dhe vatikanofili të deklaruar, por të rremë. Këtë shpërblim pret Plasari nga Rama ndaj hesht për sharjen e këtij ndaj BE-së.
Fjalët e Plasarit duhet të na shqetësojnë se ato janë një tregues se Edi Rama po shikon reagimet e shoqërisë shqiptare për një regjim fare pa opozitë. Këtu të shpie logjikisht sharja e tij ndaj Europës.


Kur Edi Rama, në të njëjtin fjalim ku shau më ashpër se kurrrë BE-në u ankua për qëndrimin e Holandës dhe tha se Roterdamin nuk e bënë shqiptarët portin kryesor të drogës në Europë, ai e di mirë se faji i tij është që përfaqësuesin e një familjeje mafioze shqiptare të trafikut të kokainës në Holandë e bëri deputet edhe në zgjedhjet e vitit 2021. Një lider që i lejon vetes këtë gjë, nuk mund të lejojë gjatë ekzistencën e opozitës.
Edi Rama ka vite që i është futur punës, si turku sumës, siç thotë ajo fjala, për të kanabisizuar Shqipërinë, dhe për këtë nuk mund të shpërblehet me hapje të bisedimeve për anëtarësim në BE.


Bashkimi Europian është i detyruar që të pranojë ekzistencën e regjimit të Ramës me licencë amerikane të llojit “Noriega”, se e detyron SHBA, por nuk mund të pranojë që me këtë regjim, të traditës më të keqe latinoamerikane, të lidhjes të shtetit me kultivimin dhe trafikun e drogës dhe korrupsionin, të nisë bisedimet për anëtarësim në BE. Prandaj Rama do që në Shqipëri të mbyllet çdo dyqan politik veç të tijit. Plasarit kjo i vete për mbarë. Por sa po shtë ka rënë profesori i stilizuar nga pushteti që pranon të thotë gjëra që nuk i thotë as Mjero Çorapja./Kastriot Myftaraj

Leave a Comment