Kiara godet përsëri Luizin. Figuron akoma në gjendje civile sikur është..

Dasma e Luizit dhe Kiarës ishte një ceremoni qe disa nga fansat e quajten fallco dhe disa te tjere e quajten dasma me romantike qe i kane pare syte.

Pas rreth 3 muajsh nga fillimi i një marrëdhënieje romantike, çifti vendosi t’i thotë “po” njëri-tjetrit edhe zyrtarisht.

Kryebashkiaku Veliaj priti dyshen në Bashki, megjithëse ishte një orë e vonë, për t’u bashkuar në festën e tyre. Sytë e dyshes u mbushën me emocion kur ata festuan dashurinë e tyre përpara familjarëve dhe miqve.

Nusja u bë qendra e vëmendjes, siç ndodh gjithmonë në dasma, dhe shkëlqimi i saj nuk mund të mbetej pa u vënë re. Kryebashkiaku i pyeti Kiarën se cili mbiemër do të merrte pas martesës, dhe ajo u përgjigj “Ejlli”, duke habiuar edhe Luizin. Por nuk dihet nëse kjo zgjedhje ishte një efekt spektakli ose një pakujdesi momentale, pasi ligjërisht ajo ende mban mbiemrin e vajzërisë, Tito.

Një kërkim i thjeshtë në “E-Albania” tregon se nuk ka asnjë Kiara Ejlli, por vetëm një Kiara Arben Tito. Cifti sipas sinjaleve qe ka dhene Luizi ditet e fundit duket se eshte ne krize.