Zyrtarët në një spital në perëndim të Gjermanisë kanë shprehur keqardhje pasi u zbulua se një nga kirurgët e tyre kishte marrë një pastruese për t’i ndihmuar në prerjen e këmbës të një pacienti.
Ngjarja në Spitalin e Universitetit të Mainzit, nuk solli asnjë komplikacion për pacientin, por mjeku është pushuar nga puna që atëherë.
Kreu i spitalit, Norbert Pfeiffer, tha se kirurgu vendosi gabimisht të vazhdonte me procedurën rutinore edhe pse nuk ishte në dispozicion asistenti i kualifikuar.
Kur pacienti, i cili kishte marrë një anestezik lokal, u bë i padurueshëm, mjeku i kërkoi një pastruese që po kalonte aty pranë të mbajë këmbën e burrit dhe ti kalojë mjetet kirurgjikale. Raportohet se pastruesja nuk kishte asnjë përvojë mjekësore.
Ngjarja u zbulua pasi një menaxher spitali vuri re pastruesen – me doreza të lyera me gj’ak në dorë – në sallën e operacionit.
“Kjo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”, tha Norbert Pfeiffer