Kishte merak mos linte femrat shtatzënë. Përdori rrëshirë në organ duke i shkaktuar vetes vdekjen

Policia thotë se një burrë mund të ketë vdekur pasi përdori një rrëshirë me fuqi të lartë për të izoliar pjesët e tij intime gjatë marrëdhënieve se ksuale për të siguruar mbrojtje nga shtatzënia.

Një hetues i policisë lokale tha se 25-vjeçari Salman Mirza vendosi të përdorte rreshiren në vend të prezervativit dhe kjo mund të ketë komplikuar gjendjen e tij shëndetësore.

Ai u gjet pa ndjenja një ditë pasi kishte hyrë në një hotel me ish të fejuarën. Ai u shtrua në spital por vdiq.

Oficerët e policisë thane se dyshja kishin marrë drogë dhe më pas kishin vendosur të bënin mardhenie.

“Meqenëse nuk kishin asnjë mbrojtje, ata vendosën të aplikonin ngjitësin në pjesët e tij intime për t’u siguruar që ajo të mos mbetej shtatzënë”.

Policia tha se Mirza “vdiq për shkak të bllokimit të shumëfishtë të organeve”.

Ngjarja ka ndodhur në fund të qershorit por vetëm tani raportohet. Hetimi është në vazhdim.

Leave a Comment