Para disa ditësh, Luiz Ejlli konfirmoi se në një afat të shkurtër do të nisë një turne koncertesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kur u pyet në lidhje me praninë e Kiarës, Luizi u përgjigj se pa dyshim partnerja e tij do ta shoqërojë në koncertet që do të mbahen jashtë Oqeanit.
Megjithatë, duket se ka shumë gjasa që Kiara Tito të mos jetë në gjendje ta shoqërojë të dashurin e saj në SHBA.
Burime të besueshme për Revistën Bordo kanë treguar se Titos i është refuzuar viza amerikane, për motive që nuk janë bërë publike.
Koncerti i parë i Luiz Ejllit për fansat e tij në Amerikë do të zhvillohet më 9 qershor në shtetin e Michigan, dhe do të ndiqet nga dhjetëra koncerte të tjera në qytete dhe shtete të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.