Burimi: JOQ
Ekspertja e se’ksit dhe ish-opinionistja e Big Brother ka qenë e dënuar nga Gjykata e Prishtinës në vitin 2008 për përpunim, prodhim dhe përgatitje të sub’stancave na’rkotike.
Sipas vendimit gjyqësor, Zhaklina kishte kryer këto vepra në bashkëpunim me Burim Kursanin, i njohur me emrin artistik Bim Bimma, me të cilin kishte pasur edhe një lidhje dashurie.
Këto informacione u bënë të ditura para disa viteve, kur ajo rrëfeu se kishte jetuar bashkë me reperin për 7 vite dhe se ai i kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Për akuzat e përpunimit, prodhimit dhe përgatitjes së lëndëve na’rkotike, ajo u dënua me një gjobë prej 500 eurosh, si dhe me dënim burgimi për një vit, sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Zhaklina ka pranuar fajësinë për akuzat në fjalë, të cilat janë shkruar në aktgjykimin e gjykatës.