Bieta Sulo në programin “Ftesë në 5” ka ftuar Klodian Çelën, ish-banorin e “Big Brother 3”.
Klodiani kujton periudhën pas daljes nga “Big Brother” dhe sfidat që ka pësuar për shkak të mungesës së pranimit nga shoqëria.
Ai tregon se u përball me vështirësitë e mungesës së mbështetjes familjare dhe institucionale, duke përfshirë tre muaj shtrim në spital. Gjithashtu, ai tregon se ai ka qenë i vetëm në këtë situatë.
“Dal dhe nuk gjej familjen time në shtëpinë ku kisha jetuar. Prindërit kishin shkuar të jetonin në shtëpi me qira në Durrës. Unë dola nga Big Brother dhe u përballa me atë situatë ku duhet t’iu jepja një mbështetje familjareve. U mundova, po askush nuk e di se pas atij reality, kam qene 3 muaj në spital. U prish rehatia e familjes dhe s’ e prisja që njerëzit do ishin kaq të prapambetur dhe të mos më jepnin një mbështetje as institucionet. Me pak fjalë isha i vetëm. Shumë abuzuan e shumë shpifën në masë. Me vonë, nëna m’u sëmur dhe u kapa i papërgatitur”, tregoi ai në “Ftesë në 5”.