Kokalari: “Bashës do ja çojmë firmat në krevat. Ka bërë korrupsion të thellë me kunatin e tij”

Aktivistja Evi Kokalari, e pranishme në Foltoren e Sarandës të Sali Berishës, hodhi akuza në drejtim të Bashës.

Kokalari theksoi se 4200 firmat e delegatëve i janë dërguar Edi Palokës, duke shtuar se Basha sa duket pret t’ja çojmë firmat në krevat.

“Basha ka pasur dualizëm me kunatin e tij, një korrupsion i thellë në PD, që e ka bërë të humbë. Nuk ia kam idenë se për çfarë flet Basha. Kalojmë tek Gazmend Bardhi. Mësova sot se ai nuk është votuar.

Bardhi dhe Grida Duma morën pozicionet e tyre në mënyrë antidemokratike. Sot janë 4200 firma në zyrën e Edi Palokës. Basha po pret që t’ia çojmë firmat në krevat. Basha do iki më 11 dhjetor, do shkarkohet”, u shpreh Kokalari.

Leave a Comment