Gazetarja e BBC, Bettany Hughes, udhëtoi në Shqipëri për të vizituar bunkerin e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Në kuadër të rubrikës “Mrekullitë e Shqipërisë” në BBC World, Hughes realizoi një dokumentar mbi këtë bunker që ndodhet nën vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha dhe është ndërtuar për të mbrojtur nga një sulm nuklear..

Ajo hyn dhe tregon dhomen personale të Enver Hoxhës dhe vë në dukje se një pjesë e bunkerit është frymëzuar nga Koreja e Veriut. Gazetarja thekson gjithashtu se nën regjimin e Enver Hoxhës, shqiptarët ishin një nga popujt më të varfër në botë.

“Ky është bunkeri më i madh dhe më i fshehtë në vend. Ai ka të paktën 5 kate nëntokë dhe ka qenë projektuar për të mbrojtur nga sulmet kimike dhe nukleare.

Ka qindra dhoma në këtë bunker, me qëllime të ndryshme, si dhoma për dekontaminim, dhoma për komandantët e ushtrisë, një sallë kinema apo teatri, ku oficerët vinin për të marrë komanda dhe për të parë deklaratat publike të qeverisë.

Ideja ishte që edhe nëse ndodhte një luftë nukleare, një formë e jetës do të vazhdonte të mbahej këtu poshtë.” Kjo është dhoma personale e Enver Hoxhës…

Dhoma e ish-diktatorit ishte një nga më të sigurtat në bunker, si pasojë e një vizite në Korenë e Veriut.

Megjithatë, bunkerët e krijuar nga Enver Hoxha nuk ishin të nevojshëm kurrë, pasi nuk ndodhi asnjë sulm nuklear, por populli shqiptar ndodhej në një varfëri të madhe nën regjimin e tij, “- thotë gazetarja.