Dr. James Hamblin, i cili tha se nuk kishte larë për pesë vjet, trazoi publikun vitin e kaluar. Mjeku i ri dhe premtues qëndron fort pas pikëpamjeve të tij, sepse, siç thotë ai, mospërdorimi i produkteve agresive të banjës ka ndryshuar erën dhe cilësinë e lëkurës së tij.
“Kur u them njerëzve që nuk kam përdorur sapun ose nuk kam bërë dush për pesë vjet, ose nuk kam larë prapanicën natyrshëm që tmerrohen.
Mikrobet janë thelbësore në ruajtjen e shëndetit të njeriut dhe shumë prej tyre na mbrojnë nga sëmundjet autoimune.
Kjo është arsyeja pse gjithnjë e më shumë mjekë po ngrenë zërin e tyre dhe paralajmërojnë se njerëzimi sot po lahet tepër shpesh dhe në detaje me produkte agresive. Sidoqoftë, qasja e tij ndaj dushit dhe larjes, siç thotë ai, është minimaliste. “E gjitha ndodhi gradualisht. Pasi u zhvendosa nga Kalifornia në Brooklyn, ku po përpiqesha të filloja një karrierë si shkrimtar, më duhej të kurseja kohë, para dhe hapësirë.
Në të njëjtën kohë, u zhyta në shkencën e mikrobiomave dhe u interesova dhe për këtë,” thotë Hamblin. “Dhe me ne që bëhemi më aromatik, ka gjithnjë e më shumë raste të puçrrave, ekzemave, psoriazave dhe sëmundjeve të ngjashme autoimune. Dhe më e keqja nga të gjitha, ne përqendrohemi vetëm në heqjen e erërave, ndërsa hulumtimet tregojnë se edhe pse lajmë duart më shumë se kurrë, ne ende ne nuk lahemi siç duhet dhe kjo është gjëja më e rëndësishme “, thotë Hemblin.
Ai thotë se u përpoq të eksperimentonte me zvogëlimin e sapunit dhe detergjentit që përdor. “Ndërsa i përdora gjithnjë e më pak, më duheshin më pak. Lëkura ime u bë më pak e yndyrshme, ekzema filloi të tërhiqej. Eshtë e vërtetë, nuk kam erë si livando, por gjithashtu shpëtova nga aroma e qepës që kisha.
Fillimisht nën sqetulla, e pastaj në prapanicë kur thjesht ndalova përdorimin e deodorantit. Tani kam erë si një qenie njerëzore. Njerëzit e sotëm mendojnë se kushdo që nuk përçon aroma parfumi nuk është i pastër. Kjo thjesht nuk është e vërtetë,” tha Hamblin.