Një ish-pilot i Forcave Ajrore Britanike ka nisur një biznes të pazakontë, të shpërndajë me dron në ajër hirin e personave të vdekur.

Christopher Mace, themelues i kompanisë “Aerial Ashes”, thotë se është frymëzuar në këtë biznes ngaqë përhapte në det hirin e shokëve të ushtrisë.
Dronët po përdoren gjithmonë e më shumë në biznesin e shërbimeve funerale dhe njerëzve po iu ofrohet mundësia që të filmojnë nga qielli lamtumirën e fundit ndaj të dashurve të tyre.