Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve raporton se ka krijuar një ‘superbanane’ të modifikuar gjenetikisht që përmban shumë më shumë ushqyes, veçanërisht vitaminën A.
Mungesa e vitaminës A ka qenë një problem në vende të varfra në Afrikën nën-Sahariane dhe Azinë Juglindore për qindra vjet, duke penguar rritjen e fëmijëve, shkaktuar verbëri dhe dobësuar rezistencën e tyre ndaj sëmundjeve të rrezikshme të trajtueshme si diarreja.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 190 milion fëmijë para shkollorë në të gjithë botën vuajnë nga deficienca e vitaminës A dhe se kequshqyerja përbën 6% të vdekjeve të hershme të fëmijëve vetëm në Afrikë.
Uganda është një nga vendet afrikane që luftojnë kundër kequshqyerjes, por gjithashtu mund të jetë burimi i shërimit për këtë plagë. Një ekip kërkimtarësh nga Laboratorët Kombëtare të Kërkimeve Bujqësore të këtij vendi afrikan, në bashkëpunim me shkencëtarin bujqësor australian James Dale dhe Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, raporton se ka krijuar një banane të modifikuar gjenetikisht që përmban të gjitha ushqyesit e nevojshëm për të luftuar kequshqyerjen.
Rastet e modifikimeve gjenetike në pema banane për t’i rezistuar më mirë kërpudhave, fungusve ose thatësirës janë dokumentuar mirë, por ky është raportuar të jetë hera e parë që një banane është ndryshuar me sukses për të vepruar si një shtesë ushqyese për njerëzit.