Lajmi që gëzon Shqiptarët. Lulzim Basha depoziton kërkesën për tu bërë sërish kryetar i PD.

Lulzim Basha ka paraqitur kërkesën për të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë Demokratike.

Ky informacion është konfirmuar nga burime afër komisionit zgjedhor të ngritur brenda Partisë Demokratike, i cili është përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve.

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka depozituar kërkesën për të marrë pjesë në garën për kryetar të partisë.

Zgjedhjet për kryetar të PD janë planifikuar të zhvillohen më 29 Korrik dhe do të zbatohet parimi “Një anëtar, një votë”. Pas depozitimit të kërkesës, pritet të fillojë fushata brenda partisë për të mbështetur kandidatët.