Banorët e Big Brother VIP Albania u vunë në provë të një loje të enjten me pyetje të ndryshme në kuadër të provës javore.
U pa qartë se banorët e shtëpisë më të njohur në Shqipëri kanë njohuri të dobëta gjeografike dhe historike.
Loja u fitua nga Dea Mishel Hoxha, i cili më parë kishte treguar se kishte mbaruar shkollën me një mesatare prej 9.8, por disa nga përgjigjet e saj ishin vërtet “të papërshtatshme”.
Një nga përgjigjet që mori më shumë vëmendje nga banorët dhe publiku ishte ajo kur Dea u pyet për vitin e lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe pa e ditur saktësisht, ajo aludoi se heroi kombëtar ishte lindur në vitin 1956.
Gjithashtu, Dea dha një përgjigje të papërshtatshme kur u pyet për poetin që ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare nga tuberkulozi, i cili ishte Migjeni, por Dea dha si përgjigje At Zef Pllumin.
Ndërsa në një pyetje tjetër, Dea Mishel tha “Greqia” në momentin kur po ndihmonte Armaldon për të gjetur shtetin e katërt që kufizon Kosovën, i cili ishte Serbia.
Njohuritë e dobëta të personazheve VIP kanë bërë që një pjesë e madhe e shikuesve të këtij spektakli të dëshpërohen dhe të qeshin me paditurinë e banorëve në komentet në rrjetet sociale.