TIRANË – Ledina Çelo, këngëtarja që prej shumë vitesh jeton në Gjermani dhe ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, ka shfaqur dëshirën që djali i saj të jetë në një mjedis shumë të hapur dhe të lirë.
Gjatë një interviste, ajo u pyet nëse kishte gjetur një nuse për djalin e saj, por ajo dha një përgjigje që befasoi të gjithë.
Ajo shprehu dëshirën e saj që djali të përjetojë shumë eksperienca me femrat. Megjithëse për vajzën e saj, ajo nuk ndan të njëjtin mendim dhe mendon se ajo është pak më ndryshe! Praktikisht, Ledina paraqitet si një nënë e hapur vetëm ndaj djemve…
“Jo more jo, unë i them djalit të bëjë qejf, të shëtisi, të keqen mami mos u marto shumë i ri. Jam nënë shumë liberale. Kam qejf që çuni të provojë shumë”,-është shprehur këngëtarja, Ledina Çelo.