Luani i Shqipëtarëve ironizon Kiarën. Nxehen fansat: “Njeri i ndyrë. Fëlliqësirë pa ndjenja. Mashtrues, legen”

Luiz Ejlli ka tronditur fansat e tij me intervisten e djeshme ne emisionin “Me ler te flas” me ftohtesine e treguar ndaj Kiares.

Luizi i eshte pergjigjur me ironi pyetjes mbi Kiara Titon e cila ka shprehur deshiren te behet nene. Ai tha se edhe ai do qe te behet kryeminister.

Komenti i tij ka shkaktuar reagimin e fansave te cilet deri para disa oresh shanin Kiaren ndersa tani shprehen te irrituar me Luizin i cili sipas tyre “eshte tallur me Kiaren”

Me poshte pjese nga intervista

-Planet me Kiarën, shtatzënia. Kiara ka thënë s’dua emision dua të bëhem nënë, çfarë mendimi ke ti, çfarë do bësh ti?

LuiziLe të bëhet, kush po e ndalon. Le të bëhet, edhe un kam qejf me u ba kryeministër, le të bëhem edhe unë…

Pse i ndatë detyrat, ti do shkosh karrierën ajo familjen? Do bëni fëmijë?

LuiziBurrë për shtëpi pra. Do të bëhen fëmijët, do rriten, 1,2,3,4, sa të na fali Zoti. Un them s’kam ngrënë bukë akoma ti thua a do bësh fëmijë. 

-S’ke pasur nerva fare?

Luizi: Jo nerva, po akoma se kam kuptuar sa e madhe është jashtë. Unë kam mendu se do isha si Iliri, do dilja, do bëja një xhiro me Sabianin. Nuk ishte kështu