Në natën e kaluar në post “Big Brother”, ndodhi një rikthim i emocioneve dhe debatet kulminante të spektaklit, që solli rekord të lartë shikueshmërie.
Një nga momentet e rëndësishme ishte kthimi i Kiarës në shtëpi, e cila, në dallim nga hera e parë kur ishte e distancuar nga Luizi, jo vetëm që u afrua më shumë me të, por edhe u distancua me banorët e tjerë.
Duke folur për kthimin e saj dhe ndryshimin në sjellje, Kiara shprehu dëshirën për të korrigjuar gabimet e bëra herën e parë, nën ndikimin e presionit dhe për shkak të bindjes se sjellja e saj do të diskutohej shumë nga të tjerët.
“Unë si natyrë jam e tërhequr, ama kur bie Brenda jam kokë e këmbë. Gjithmonë i vë barriera vetes se I frikësohem gjërave që do vijnë. Është pjesë e natyrës sime. Për pjesën e rikthimit kam dashur të rregulloj disa nga gabimet e mia që aty Brenda për shkak të presioneit mund të kem reaguar keq. Sido të hyja unë, prap do komentohesha me lupë. Nuk besoj se kam bërë ndonjë gabim për të mërzitur kaq shumë njerëzit”- tha Kiara.
Nga ana tjetër, Luizi tha se edhe në këtë rast, sjellja e Kiarës i bëri shumë përshtypje, por sipas tij, ajo tregoi një afërsi më të madhe pasi mori konfirmimin nga prindërit e saj.
“Rikthimi i saj, për hir të vërtetës, më ra edhe mua në sy sjellja e saj. Ishte shumë e sigurtë, ishte e vendosur. Unë prita pak se thash mos është ndonjë lojë e saj se kjo ka dal jashtë, Kjo ka dalë jashtë ka pasur një martesë me mua Brenda, kishim Shën Valentinin që e përforcoi. Kjo vajzë ka një familje jashtë. Kiara e kishte me siklet, më thoshte dua të takoj një nga familjarët e mia. Doli jashtë, mori konfirmimin nga familja”- tha Luizi.