Luani Shqiptarëve çmend Amerikanët. Del në mes të sheshit në New York

Nga disa muaj më parë kur pothuajse nuk e njihte më njeri ai është bërë një nga personalitetet më të kërkuara në vend.

Kjo vjen si rezultat i fitores së tij në edicionin e fundit të “Big Brother VIP”. Luiz Ejlli po mbahet mend për shfaqjet e tij koncertore nëpër Shqipëri, Kosovë dhe edhe në vende të tjera.

Nga data 9 qershor deri më 19 qershor, ky këngëtar i njohur do të ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi është ftuar për të performuar në disa koncerte në shtete të ndryshme.

Bashkë me disa artistë shqiptarë, përfshirë edhe Mozzik, Luizi do të kënaqë publikun shqiptar me zërin e tij të bukur. Për të promovuar ardhjen e tij dhe për ta reklamuar sa më shumë, posteri i tij është shfaqur në sheshin më të njohur në botë “Times Square” në Nju Jork.

Nuk dihet ende nëse partnerja e tij, Kiara Tito, do të shoqërojë Luizin në këtë udhëtim, apo do të qëndrojë në Tiranë.