Luani Shqiptarëve dikur i shau. Sot do dalë si opinionist tek Përputhen. Përse e ktheu pllakën?

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, pritet të marrë pjesë si opinionist në puntatën e sotme të emisionit “Për’puthen” në Top Channel.

Në një video të publikuar, këngëtari i dashur për publikun shihet duke folur me grimierin dhe duke u shprehur se do të jetë pjesë e emisionit sot dhe do të sjellë pikëpamjet e tij duke bërë namin

“Unë erdha të pi kafen, të fusin opinionist në “Për’puthen”. Ja futem unë direkt. Këta nuk e dinë se çfarë i kanë bërë vetes! Kur të thotë Bora Luiz ti ke patur një përshtypje shumë të keqe për “Për’puthen”. E kam pasur dhe e kam. E kam pasur, ç’është kjo e kam pasur?! Aa çdo bëhet sot në “Për’puthen” nami! Ishte Olsa aty jashtë, i thashë a të vij në “Për’puthen”, kot duke qeshur. Ç’pata unë isha mirë!”, u shpreh Luizi.

Sot pritet të jetë një puntatë shumë interesante në programin e dashurisë “Për’puthen”, ku të gjithë janë kuriozë për atë që Luizi do të thotë para konkurrentëve.

Dihet se gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë së “Big Brother”, Luizi ka patur një debat me Efi Dhedhen, ku ka kritikuar emisionin “Për’puthen” dhe ka shprehur mosmiratimin e tij për pjesëmarrjen e motrës së tij në një emision të këtillë.

Pas daljes së tij nga “Big Brother”, ai ka shpjeguar deklaratën e tij dhe ka treguar se ajo ishte bërë në kontekstin e lojës, ndërsa më pas është penduar për atë që tha.