Luani Shqiptarëve nuk e do më Sali Berishën: “Më fort të dua ty se Sali Berishën”

Në një koncert të dhënë në Michigan mbrëmjen e djeshme, këngëtari shkodran pati një përvojë mjaft interesante me një të moshuar.

Gjatë performancës së tij, Luizi i afroi mikrofonin të moshuarit dhe ky i fundit, me humor, bërtiti:

“O Luiz, o heroi, Sali Berisha ty të do!”. Kjo shkaktoi shumë qeshje mes të pranishmëve.

Megjithatë, pas daljes nga Big Brother VIP, ai doli hapur në mbështetje të kandidatit socialist për Shkodrën, Benet Beci, dhe gjithashtu mora pjesë në podcast-in e kryeministrit Edi Rama.

“Më fort të dua ty se Sali Berishën”, ishte përgjigja e Luizit për të. Në fillim të eksperiencës në BBV, Luizi deklaronte se e kishte idhull ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ngrinte dolli për të.