Luani Shqiptarëve publikon foton me makinën luksoze: “Po xhiroj Fast and Furious”

Kevin Jacobs është njohur nga publiku shqiptar pasi u përmend nga Luiz Ejlli brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2” për strategjinë e tij të dërgimit në televotime të tre banorëve.

Pasi fansat e Luizit filluan të kërkonin informacione për Kevin, ai bëri disa postime në llogarinë e tij në Instagram për të mbështetur këngëtarin shqiptar.

Së fundmi, Kevin ka komentuar në një foto të postuar nga fituesi i “Big Brother VIP Albania” në llogarinë e tij në Instagram.

Kjo tregon angazhimin e tij ndaj konkurrentëve të tjerë dhe interesin e tij në ndjekjen e ngjarjeve të “Big Brother VIP” në Shqipëri.

Teksa ka pozuar pranë një makine luksoze, Luizi shkruan bashkëngjitur me të: “Gjatë xhirimeve të Fast and Furios”.

Ndërkohë Kevin Jacobs i komenton: “Ti je aktor më i mirë se sa shumica e kastit të Fast and Furios”.

Nuk dihet nëse komenti është lexuar nga këngëtari i dashur për publikun, pasi ai nuk i ka kthyer ndonjë përgjigje.