Mbrëmjen e kaluar, emisioni “Kepi i VIP”-ave nisi transmetimin në ekranin e Top Channel.
Një nga personazhet në këtë reality show është Ronaldo Sharka, i cili ka komentuar Kiara Titon si moderatore e këtij emisioni.
Sipas Ronaldos, prezantimi e moderimi i “Kepit të VIP”-ave duhet t’i jepej atij dhe jo ish-banores së “Big Brother VIP”.
Luiz Ejlli, partneri i Kiarës, ka reaguar në lidhje me këtë. Nëpërmjet një video në “Instastory”, ai tregon se do të donte të ishte pranë saj për ta mbështetur dhe se të gjithë do të marrin “përgjigjet që meritojnë”.
“Unë kam qenë në xhirime dhe nuk kam arritur ta shoh Kiarën tek ‘Kepi i VIP-ave’. Po shikoja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para që nuk kam patur mundësi të jem krah saj në Turqi dhe e dyta, pash disa momente që disa personazhe po bënin si ‘koka shkencash’. Po të kisha qenë aty, do merrnin përgjigjet që meritojnë, por, siç e thotë shprehja: ‘Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle!’”- është shprehur këngëtari i dashur për publikun.