Banorët e BBV2 janë në qendër të diskutimeve në rrjet, duke shfaqur shumë emocione të forta ndërsa rrëfejnë historitë e tyre dhe në jetën e përditshme, konflikteve dhe marrëdhënieve me njëri-tjetrin. Tashmë, loja e banorëve ka përkeqësuar, me dy grupe kundërshtarë dhe shumë strategji të bëra publike.

Kristi, një banor i cili nuk kishte vendosur ende në një grup, tashmë i takon atij të Oltës, dhe kjo nuk ka mbetur pa u komentuar nga Luizi.


“Kristi thjesht nuk do ta pranojë si term që është manipuluar. Thotë rri me dëshirë. Zhaku ia tha nuk ka lidhje shoqëria juaj, por ky nuk e pranon. Unë prandaj e pyeta çfarë loje po bën, ai ka rënë brenda me të.”

Kujtojmë se pak ditë më parë, gjatë lojës me pyetje anonime, Kristi u pyet nëse ka ndjenja për Oltën, situatë e cila solli një revoltë të madhe te Olta.

Kjo e fundit tregoi se edhe pse nuk e di kush mund t’ia ketë bërë këtë pyetje, do ta gjejë vetë.
Por, megjithëse për banorët nuk mund të jetë ende e ditur, në rrjet po aludohet se personi që ia drejtoi këtë pyetje Kristit është Amos Zaharia.
Dyshimet lindën pasi gjatë primeit, në momentin që po diskutohej pikërisht pyetja nëse Kristi ka ndjenja për Oltën, kamera po fokusonte vazhdimisht nga afër Amosin.