Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në një prej personazheve më të diskutuar. Historia e tij e në Big Brother VIP Albania tani ka pushtuar mediat shqiptare, me dyshime se ai po vuante nga një sëmundje e rëndë brenda shtëpisë, por analizat e kryera gjatë spektaklit treguan të kundërtën.
Megjithatë, ky nuk është rasti i parë që këngëtari nga Shkodra është në qendër të vëmendjes. Përveç momenteve kulminante në karrierën e tij si fitues i Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar në 2005, përfaqësues i Shqipërisë në Eurovision 2006 dhe fitues i festivalit Kënga Magjike 2010, ai ishte përfshirë edhe në një skandal disa vite më parë.
Më saktësisht, në vitin 2017, mediat online publikuan disa biseda intime që u kryen në llogarinë e tij zyrtare në Facebook me një fanse. Bisedat që në shikim të parë mund të duken “normale” për të pas orës 00:00, dëmtuan imazhin e artistit në atë kohë. Vetë këngëtari shkodran kishte bërë një reagim në Facebook duke iu kërkuar mediave që të mos e keqpërdorin emrin e tij.
“Ka ditë që po merren me mua portale të ndryshme për të fituar 15 mijë lekë të vjetra për një postim që bëjnë. Më vjen vërtet keq që e bëjnë këtë gjë. Sot kanë publikuar gjoja sikur unë kam folur me një fjalor banal me dikë. Ju kërkoj në mënyrë të hapur ju lutem mos e keqpërdorni emrin tim. Unë kam një familje, kam një nënë, kam një motër. Mos me dëmtoni në këtë mënyre”, kishte shkruar Ejlli në reagimin e tij.

Në vazhdim ju sjellim bisedat e publikuara gjashtë vite më parë nga JOQ.




