Luiz Ejlli tregon si ja “futi” KESH-i: “Në fillim më thanë shko pastaj thanë mos shko. Kodra pas bregut”

Për të njohur më mirë njëri-tjetrin, “Vëllai i Madh” vendosi banorët e “BBV” të luajnë lojën e Memories. Në këtë mënyrë, banorët treguan historinë e jetës së tyre dhe duhet të kujtojnë edhe ngjarjet e jetës së banorëve të tjerë.

Kur erdhi radha e Luizit, ai foli për një ngjarje që i ndodhi pak ditë para se të hynte në “Big Brother VIP”. Ai u prek nga puna e tij e fundit që ishte e prerë vetëm 2-3 ditë para se të hynte në “BBV”.

Sipas Luizit, ai kishte arritur një marrëveshje me punëdhënësit e tij tek KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare) që pas përvojës së tij në këtë reality show do të kthehej prapë në vendin e punës. Edhe pse në fillim kishin pranuar, më vonë ata e njoftuan se një gjë e tillë nuk ishte e mundur.

“Ideja ishte që para se të vij këtu, më kanë lajmëruar 2-3 muaj para se të fillonte. Unë e kam diskutuar me shefat e mi dhe ju kam thënë se më kanë thënë për të shkuar aty.

Në bazë të kodit të punës, unë kam të drejtë të marr leje pa drejtë page për periudhën që jam aty. Nuk është në dorën time nëse mund të rri, mund të rri një javë, mund të shkoj deri në fund, eliminimet nuk i dihet.

Kështu që për gjithë periudhën që jam atje, do të jem pa të drejtë paga, por sapo të dal, do të kthehem në vendin e punës. Por dy ditë para se të vij këtu, më morën në telefon dhe thanë se nuk do të japin lejen. Ndërsa kisha firmosur kontratën me Big-un. E thashë, “A po talleni a si është kjo punë, se nuk është serioze, pasi kam firmosur kontratë me këta të tjerët me Top-in?” dhe më thanë, “Jo si me ta shpjeguar se ka dalë një VKM”, dmth muhabete kodra pas bregut – perfundoi Luizi