Në ditën e djeshme, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj festuan dashurinë e tyre duke u martuar në një ceremoni të mbajtur në Toskana, Itali.
Sipas informacioneve të mëparshme të Grishajt, ceremonia u zhvillua me të ftuar të rrethit të ngushtë, duke përfshirë personalitete të njohura të skenës.
Megjithatë, në media sociale është diskutuar shumë mungesa e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos në dasmë, pasi ai kishte një koncert në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në atë ditë.
Por këngëtari vendosi të uronte çiftin në një mënyrë të veçantë dhe me humor, siç vetëm ai mund të bëjë.
Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku ai uroi Arbanën dhe Eduartin, fansat duket se nuk besojnë se ai ishte mes të ftuarve të dasmës.
Një ndjekës i shkroi Luizit duke thënë se as ai as Kiara nuk ishin të ftuar në dasmë. Luizi e lexoi këtë koment dhe vendosi të përgjigjet.
Ai u kthye duke thënë se nuk mund të ishte i pranishëm pasi ishte në Nju Jork për koncerte dhe i këshilloi komentuesit që të jetë i kujdesshëm me fjalorin e tij banal, pasi “Big Brother” tashmë ka përfunduar.
“Ik ore debil se s’të ka ftuar as ty as llullën”,ishte komenti i dikujt në “Instagram”.
“Valeria, nuk ka arritur akoma koha e teletransportimit nga New York në Toscana. Gjithsesi, kujdes me fjalorin sepse ka mbaruar “BB” dhe mos më detyro të ta kthej siç e meriton”, i kthehet Luizi.