Erion Veliaj ka arritur një fitore të madhe në Tiranë, edhe në Astir dhe tek “5 Maji”, ku opozita ka organizuar protesta të përsëritura.
Kjo ka provokuar zemërimin e Adriana Kalajës, anëtares së shtabit të Belind Këlliçit, e cila shume e merzitur dhe e zemeruar, ka mallkuar banorët e “5 Majit” dhe Astirit.
Ja cfare shkruan Kalaja
“Një urim kam për të gjithë ata që e shitën votën apo votuan Veliajn. Ju shkoftë për qokë me fadromë, natën te pragu i shtëpisë e i nxjerrtë fëmijët jashtë në gaz lotsjellës”, shkruan Adriana Kalaja në rrjete sociale.
“Ju që adhuroni Suden, Çitjanet e Komandatit dhe Tallavanë, nuk e meritoni një lider si Prof. Dr. Sali Berisha që ju anëtarësoi në NATO e ju liberizoi vizat.
T’a gëzoni diktaturën”, vijon ajo.

