RENEA ka lokalizuar tashmë vrasësin e dyshuar të policit Saimir Hoxha mëngjesin e sotëm në Ishull Lezhë. 21-vjeçari Aldi Rama dyshohet se vrau me një plumb në zemër nënkomisarin gjatë një kontrolli anti-drogë në Lezhë.
Ai ndodhej në një makinë me tre persona të tjerë, kur nxorri pistoletën për të qëlluar drejt e në zemër policin.
Aldi Rama njihej si person problematik nga polici pasi ishte dënuar me pesë vite për drogë disa vite më parë, por mundi të dilte nga burgu më herët për shkak të uljeve të përfituara.
Krahas fotove me armë, në profilin e tij gjendet edhe një foto me kryeminsitrin Rama, e shkrepur disa vite më parë.
