Mentor Kikia: “Alo, doktor, më ha veshi shumë nga brenda. Çfarë të bëj?”

Në një status të tij në rrjetet sociale, Mentor Kikia shqyrton disa situata që tregojnë disa aspekte të kulturës dhe sjelljes së njerëzve në shoqërinë shqiptare.

Ai fillon me një shembull të papëlqyeshëm të sjelljes së një femre VIP që publikon një video të padobishme ku tallet me gjyshen tek varri i saj.

Kritikat për këtë sjellje nuk vonojnë të vijnë, edhe nga disa VIP-a të tjerë. Në vazhdim, ai tregon një episod në një program televiziv ku një mjek popullor i jep një këshillë të dyshimtë telefonuesit për trajtimin e një infeksioni të veshit.

Ja pse politikanët tanë nuk fokusohen më shumë në punën e tyre, por preferojnë të krijojnë spektakle në fushata elektorale – shkruan Kikia

Njerëz, me çfarë jemi, jemi mirë këtu ku jemi, e kështu si jemi….

Një femër VIP, nga ato që duan tu ngjajnë shumë të reja shqiptare, bëri një video idjote, duke u tallur me gjyshen tek varri i saj, dhe e hodhi në rrjet. Pati shumë kritika, mes të cilave edhe ca VIP-a të tjerë, nga ata që adhurojnë shumë të rinj. Njëri e shprehte zemëratën kështu: “Oj kre femër, oj kokë ble”.

Në mëngjes, në një program televiziv, një mjek popullor që shet çajra, u përgjigjet telefonatave të qytetarëve:

-Alo, doktor, më ha veshi shumë nga brenda. Çfarë të bëj?

-Keni infeksion, keni myk(ia bëri analizat direkt). Duhet të marrësh një lugë rigon, 5 thelpinj hudhra dhe një filxhan raki. Përzjeji dhe hidhe brenda…

-Faleminderit doktor

Dhe pastaj pyesim se përse kryeministri ynë, kur shkon në fushatë, nuk flet për çfarë ka bërë e çfarë do bëjë, por i fut një të kërcyer vallen e kobrës me poture alla tironse, dhe fiton zgjedhjet.