Luiz Ejlli po feston sot ditëlindjen e tij dhe mbush 38 vjeç.
Urime të pafundme po vijnë nga miqtë, ndjekësit dhe fansat e tij, të cilët kanë “pushtuar” rrjetet sociale të këngëtarit.
Por pa dyshim, urimi më i veçantë ishte ai i partneres së tij. Kiara Tito e cila e ka pritur me Luizin mesnatën me një surprizë të veçantë.
“Në të mirë dhe në të keq, gjithmonë bashkë! Gëzuar ditëlindjen, dashuri! Të uroj një jetë të plotë me zemrën tënde të mrekullueshme”, shkruan ajo në shoqërim të pamjeve të surprizës.
Pas surprizës, Kiara dhe Luizi duket se nuk kanë përmbajtur veten dhe i ka zënë pak pija, dhe më pas kanë bërë një transmetim të drejtpërdrejtë në Instagram, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve.
“Pse i ke hequr unazat”, ishte një pyetje që Kiara zgjodhi t’ia bëjë Luizit.
“Kam alergji në gishta, më janë fryrë”, shprehet Luizi i cili tregon edhe faktet për këtë.